Flash

Incidenti në laboratorin rus dhe frika për pandemi/ Rubio kërkon transparencë

Lapsi.al 2026-10-06 15:27:00

Incidenti në laboratorin rus dhe frika për pandemi/ Rubio kërkon

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje publike Rusisë të martën që të sigurojë transparencë të plotë dhe të ndajë informacion të detajuar me komunitetin ndërkombëtar lidhur me një incident fatal të regjistruar në një laborator biologjik rus.

Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Reykjavik me Ministren e Jashtme të Islandës, Thorgerdur Katrin Gunnarsdottir.

“Mendoj se është detyrë e Rusisë që padyshim të ndajë më shumë informacion me botën. Kjo është ajo që duhet të bëjnë dhe shpresojmë se do ta bëjnë”, deklaroi Rubio para gazetarëve.

Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se çdo infeksion brenda një objekti të specializuar shkakton shqetësim natyral kudo në botë, duke sjellë në vëmendje mësimet e nxjerra nga pandemia e COVID-19. Megjithatë, ai bëri thirrje për maturi dhe paralajmëroi kundër konkluzioneve të ngutuara nëse incidenti lidhet me ndonjë patogjen të modifikuar qëllimisht.

 

Rubio e cilësoi të papërgjegjshme çdo spekulim pa fakte të verifikuara, duke shtuar se Uashingtoni nuk mund të përcaktojë ende nëse bëhet fjalë për një ngjarje të izoluar apo diçka më të gjerë. Ai bëri me dije se agjencitë vendase dhe ndërkombëtare po e monitorojnë situatën “orë pas ore” për t’u mundësuar qeverive partnere reagim të duhur sapo të konfirmohen të dhënat.

Reagimi i Uashingtonit vjen pas raportimeve për vdekjen e një kërkueseje shkencore 28-vjeçare në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk, e cila ndërroi jetë pasi u prek nga një “pneumoni me etiologji të panjohur”.

Ndërsa mediat lokale raportuan se vdekja erdhi si pasojë e ekspozimit aksidental në laborator, ngjarje që nxiti karantinimin e një spitali dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në një fabrikë pranë Shelekhov-it, autoriteti mbikëqyrës rus Rospotrebnadzor deklaroi se situata epidemiologjike në rajon mbetet e qëndrueshme. 

 

Të këshilluara

Israel kills Hamas commander in Gaza

The Israeli army has announced that it has killed a commander of Hamas' elite "Nukba" unit in the Gaza Strip, who, according to it, had participated in the Oct...

20:05

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI