Flash

20 ditë punime në Tunelin e Krrabës: Ç'duhet të dini kur udhëtoni nga Tirana në Elbasan

Lapsi.al 2026-10-06 16:04:06

20 ditë punime në Tunelin e Krrabës: Ç'duhet të

Qarkullimi në Tunelin e Krrabës do të kufizohet gjatë orëve të natës për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zhvillohen çdo natë nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjatë këtij orari, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, ku qarkullimi i automjeteve do të zhvillohet në të dyja drejtimet.

Sipas ARRSH-së, punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja kahjet.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht, me të dy tubat në funksion.

Autoriteti bëri të ditur se gjatë orarit të kufizimeve do të jetë e pranishme edhe Policia Rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut.

ARRSH u kërkoi drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në tunel dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore gjatë gjithë periudhës së punimeve. /monitor 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI