Flash

Kosova mes Speciales dhe presidentit, vendoset sot nëse vendi shkon sërish në zgjedhje

Lapsi.al 2026-10-06 07:54:28

Kosova mes Speciales dhe presidentit, vendoset sot nëse vendi shkon

Kosova hyn sot në një ditë vendimtare. Në orën 09:00 protestuesit rikthehen para Kuvendit për të kërkuar votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa sot skadon edhe afati për zgjedhjen e presidentit të ri. Protesta vjen pas një dite të tensionuar, kur ndryshimet për Specialen kaluan në parim me 91 vota, por nuk u votuan në lexim të dytë. Përplasjet me Policinë përfunduan me 17 persona që kërkuan ndihmë mjekësore, mes tyre 11 qytetarë dhe 6 efektivë.
Ndërkohë, partitë mbeten të ndara për rendin e votimeve. LVV kërkon fillimisht zgjedhjen e presidentit, ndërsa PDK këmbëngul që më parë të miratohen ndryshimet për Specialen.
Takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës përfundoi pa marrëveshje. Nëse sot nuk zgjidhet presidenti, Kosova përballet sërish me zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI