
By Adil Fetahu/ Noticing the weakening of the Ottoman Empire, the Balkan states: Serbia, Bulgaria, Greece and Montenegro, encouraged by Russia, formed an alliance to attack Turkey and divide the lands they would conquer. Montenegro, although the last to join the alliance, was the first to declare war and attack Turkey, thus starting the First Balkan War.
According to the chronicle of Father Justin Rrota, published in his book: The Last Days of Turkey in Shkodra, the Siege of the City 1912-1913, the First Balkan War began on October 8, 1912, when Montenegro declared war on Turkey and immediately, the next day attacked Tuzi and burned the Albanian villages around the border, but the biggest attack was undertaken on October 11, trying to take the top of Tarabosh, as a strategic point to then attack the city of Shkodra. The Turkish army forces were well prepared and barricaded for resistance, so they did not allow the Montenegrin army to penetrate. According to official Turkish data, it is said that in that first battle 800 Montenegrin soldiers were killed, while 27 people, Turks and Albanians, were killed by the Turkish forces, including Major Sadedin Bey, who commanded the regiment's forces in that defense sector.
In the Serbian and Montenegrin chronicles, other dates are given for the declaration and beginning of the First Balkan War. The Montenegrin army officer, Radule Simov Brajačić, who was the commander of a unit of the Montenegrin army, in his Memoirs, says that the Krajina of Montenegro declared war on Turkey on September 25, 1912, while the first attack was launched on October 1, in a general attack on Vranija, Šipčani and Tuz.
Military operations to conquer Shkodra were carried out time after time, on different fronts, so that the siege of the city lasted more than six months. During that siege, the city was hit with cannons and machine guns, buildings were burned and demolished and people were killed. There were also bombings of the city by the Serbian aviation, which is said to have engaged four aircraft for the invasion of Albania.
For the occupation of Shkodra, Montenegro had engaged 25,000 fighters to surround and attack Shkodra from three sides, while the defensive forces numbered 5,000 regular soldiers and 10,000 Albanian volunteers and mobilized, under the command of Hasan Riza Bey, who had come to Shkodra in 1911 as governor and commander-in-chief of the army.
The Montenegrin forces were also assisted by 30,000 Serbian soldiers, who had penetrated south of Shkodra, as far as Shëngjin and Tirana.
Me qenë se forcat e Aleancës sllave kishin korrë fitore në frontet tjera kundër ushtrisë turke, më 3 dhjetor 1912 ishte nënshkruar armëpushimi midis tyre dhe Turqisë, por Mali Zi, edhepse ishte pjesë e aleancës, nuk e përfilli armëpushimin, veçse vazhdoi rrethimin dhe bombardimet e kohëpaskohshme, me qëllim që ta merrte Shkodrën me rrethinë.
Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Konferenca e Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor vendosi të formohet Shqipëria autonome, në të cilën përfshihej edhe Shkodra. Por Mali Zi nuk përfillte as vendimin e Fuqive të Mëdha dhe vazhdonte ta mbajë të rrethuar dhe herë pas herë ta bombardojë qytetin dhe të mësyjë depërtimin e mbrojtjes.
Esat Pashë Toptani, që kishte ardhur nga Durrësi me 25 000 redifë të tij, jo dhe aqë të disiplinuar e të vendosur për luftë, ishte emëruar zëvendës-komandanti i Hasan Riza Pashës, gjatë kohës së armëpushimit kishte zhvilluar bisedime të fshehta me malazezët, për t’ua dorëzuar Shkodrën, me kusht që ta ndihmojnë ta merr qeverisjen e Shqipërisë.
Më 30 janar 1913, vritet në një atentat kryekomandanti i forcave të mbrojtjes së Shkodrës, Hasan Riza Pasha.
Kush ishte dhe i u vra Hasan Riza Pasha
Hasan Riza Pasha ishte lindur në Bagdad (më 1871), kur i ati i tij kishte qenë vali i Bagdatit. Hasani kishte kryer shkollat ushtarake në Stamboll dhe specializimet në Berlin (Gjermani). Ishte ndër oficerët më në zë të ushtrisë turke, prandaj që në moshën 28 vjeçare kishte arritur gradën kolonel. Sulltani Abdylhamidi e çmonte zotësinë e Hasan Rizait dhe e kishte emëruar pashë dhe gjeneral ushtrie. Pas Hyrjetit, qeveria e xhonturqve e degradoi nga grada e gjeneralit në gradën e kolonelit, por kjo nuk e dëshproi oficerin trim. Në vitin 1911 ishte dërguar në Shkodër komandant i një divizioni të ushtrisë, ndërsa në mars të vitit 1912 ishte emërur vali dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Vilajetit të Shkodrës.
Elementi katolik e konsideronte Turqinë armikun kryesor, shekullor, fetar, kombëtar e kulturor, prandaj nuk e përkrahte ushtrinë turke në mbrojtjen e Shkodrës. Bile, një pjesë e mirë ishin radhitur në anën e malazezëve, sidomos asi që ishin arratisur në Mal të Zi nga ekspeditat e Turgut Shefqet Pashës.
Hasan Riza Pasha bëri përpjekje dhe deri diku arriti përkrahjen e këtij elementi për ta ndihmuar mbrojtjen e Shkodrës. Ishte në marrëdhënie të mira miqësore me At Gjergj Fishtën, përmes të cilit kërkonte përkrahjen e klerit katolik. Elementi katolik ishte kundër zëvendësimit të një pushtuesi (turk) me një pushtues tjetër (sllav), prandaj pranonte ta ndihmonte luftën për mbrojtjen e Shkodrës, me kusht që ajo luftë të ishte për pavarësinë e Shqipërisë, me Shkodrën kryeqytet, dhe që Flamuri shqiptar të ngritej në Kalanë e qytetit. Pashai pranoi dhe premtoi se ‘’që nesër Flamuri shqiptar do të valvitej në Kala’’, por kjo nuk ndodhi, sepse duhej pritur pëlqimin nga Stambolli.
Fishta e quante kryekomandantin: ‘’Fatosi turk i Luftës Ballkanike’’, ndërsa një nga krerët katolik thoshte: ‘’Sikur ta lejonte qeveria turke Hasan Riza Pashën të jetë princ i Shqipërisë’.
Me propozimin e Hasan Riza Pashës, Sulltani e kishte dekorua At Gjergj Fishtën me një medalje të vlefshme. Aq shumë ishin miqësuar mes vete Hasan Riza Pasha me At Gjergj Fishtën, sa që komandanti turk kishte kërkuar nga Fishta të shkruante vargjet (shqip) të marshit që do ta këndonin ushtarët shqiptarë në parakalimet e tyre, gjë që Fishta edhe e bëri duke shkruar këto vargje:
Prej kah lenë e merr hana Të parët tanë burra çelikut
M’u çue shekulli kundër nesh, Bota mbarë sot i nderon,
Djelmë kreshnikë na bani nana Ata i binin anmikut
Vetëm na u dalim ndesh. Si rrufeja kur veton.
Më 30 janar 1913, Esat Pashai dhe At Gjergj Fishta ishin takuar në shtëpinë e Esadit, për të diskutuar për situatën dhe planet e luftës si çështje më aktuale. Dërgojnë agjutantin e Esadit, ta ftojnë Hasan R.Pashën në ato bisedime. Duke u këthye natën nëpër terr nga shtëpia e Esadit, tre veta bëjnë atentat mbi kryekomandantin, dhe pas 5 orëve vdiq në shtëpinë e vet. Detaje të shumta shkruan At Justin Rrota në librin e tij …Rrethimi i qytetit, për vrasjen, amanetet dhe vorrosjen. Në vorrimin e Hasan Riza Pashës morën pjesë mijëra shkodranë, në mesin e të cilëve edhe shumë prelatë katolikë. At Gjergj Fishta kishte mbajtur një fjalim prekës për të ndjerin.
Në kronikat serbe dhe ato malazeze, thuhet se pashai u vra më 13, diku më 14 dhe diku më 17 janar, por e vërteta është se ai u vra më 30 janar, datë të cilën e saktëson At Justin Rrota, dhe po atë datë e vërtetojnë dy gjeneralë të ushtrisë turke, në librin e tyre të botuar në vitin 1933. Ata dy gjeneralë turqë kishin qenë në shtabin e Hasan Riza Pashës, me gradë kapiten të klasit të I-rë, gjatë tërë kohës së rrethimit të Shkodrës.
Pas vrasjes së Hasan Riza Pashës, komandën mbi ushtrinë turke e shqiptare në Shkodër e mori vet Esad Pasha, i cili ishte zëvendës i komandantit të vrarë.
*
Rrethimi, bombardimi shkatërrimi i Shkodrës nga forcat malazeze e serbe, dhe vuajtjet e varfërimi i popullsisë me krizën (zinë) e bukës, me të vrarë e të plagosur të shumtë, mungesë të kushteve për kujdesin ndaj të plagosurve, mungesën e druve a qymyrit për furrat e bukës vazhdoi edhe tre muaj.
Për vuatjet e popullit gjatë atij rrethimi e bombardimi më se 6 muaj, kanë shkruar edhe gazetarë e misionarë të huaj, ndër të cilët edhe Edit Durham. Por, kronikën më të plotë e më të saktë për rrethimin e Shkodrës, luftimet e zhvilluara, viktimat e luftës dhe krizën e bukës, e ka dhënë At Justin Rrota në librin e tij: ‘’Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër, ase Rrethimi i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër, 2020.
***
Më 22-23 prill 1913, në Doganën e Shkodrës, pas bisedës së përfaqësuesve të pushtetit turk, në mesin e të cilëve ishte edhe Esad Pasha, si komandant i ushtrisë, nga njëra anë, dhe palës malazeze të prirë na princi Danillo, kryekomandant i ushtrisë malazeze, e gjenerali Vukotiq dhe ministri Pllamenac, nga ana tjetër, u arrit marrëveshja e dorëzimit të Shkodrës forcave malazeze. Kushtet e dorëzimit të Shkodrës i diktori princi Danillo, të formuluara si marrëveshje. Teksti i marrëveshjes së dorëzimit të Kështjellës dhe qytetit së Shkodrës, ka këtë përmbajtje: Të gjithë ushtarët, në daç nizamë në kjofshin, në daç redifë, kështu edhe çdo klasë rezervistash, janë të lirë me e lanë qytetin, tue marrë me vete armët e veta, si edhe ushqimet e municionet.
Ashtu edhe ata prej popullit, pjesëtarë të këtij qyteti, të cilët dëshirojnë, edhe ata munden me shkue mbrapa ushtarëve, tue bartë me veti armët e teshat e veta e gjithçka që duan.
Nuk ka për t’ju ba kush farë damit, as nuk kanë për t’u shkelë tagret personale atyne myslimanëve, që gjinden mbrenda ledhave të qytetit. As nuk ka për të prekë kush kurrnjenin asish që morën pjesë në luftë kundra nesh; mbasiqë ata me këtë punë nuk kanë ba tjetër veçse kanë krye detyrën e vet, tue i dalë zot atdheut. Në një mënyrë të posaçme mund të jenë të sigurt, si populli mysliman, si edhe ai i krishterë, se nuk ka për t’i prekë kush në fe, ashtu edhe në punë nderi a të zakoneve të veta kombëtare.
Repartet e ushtrisë në të nisun kanë për të mujtë me marrë me vete, pos petkash të shtatit, të gjitha plaçkat, çadrat, shrojet, kazanat etj,; me nji fjalë, gjithçka t’u duhet atyne për rrugë; shkurt, mund të marrin me vete secili gjithçka mund të ngarkojë, kërkush s’u thotë gja. Për ma tepër, po deshën, na mund t’u japim atyne, për me i përcjellë teshat, në paçin nevojë edhe qerre, kuaj e çka t’u duhet, për me bartë.
Të gjithë zyrtarët, civilë e ushtarakë, si b.f. xhandarët e policët, të cilëve u ka anda me iu vue mbrapa ushtarëve, munden gjithsa duen; s’u pret kush rrugën.
Ushtria, kur të bajë me u nisë e me e lanë Shkodrën, ka për të kenë e përcjellun prej nji gjenerali e prej disa oficerash të Malit të Zi.
Robët e luftës, serbët, kanë për t’iu dorëze kryekomandantit të ushtrisë malazeze.
Në dash nënshtetasve të zanë rob, në dash edhe të varruemvet të vendit, u sigurohet, me dorëzani, se kemi për t’i ra mbrapa shërimit të tyne. Prandej, u japim lejen të rrijnë në Shkodër të gjithë ata që të jenë të nevojshëm, si mjekë e sanitarë turqë, edhe me u ndalë, deri sa ta shohin të rrugës. Me të mbaruemën punë si mjekët si të mjekuemit, të gjithë edhe këta kanë për të kenë përcjellë deri në kufi, me shpenzimet e shtetit malazias.
Të gjitha aktet e dokumentat ushtarake autoritetet turke janë të lira t’i marrin me vete. Pos këtyne, komanda ka për të marrë me vete edhe të tana njato akte zyrtare, me të gjitha dosjet, që t’i duken të nevojshme kryekomandantit të ushtrisë turke.
Prap, edhe të gjitha pushkët automatike (mitralozat), si edhe topat e shpejtë, bashkë me ata të fushës, me të gjitha municionet përkatëse, këto të tana ushtria otomane ka tagër t’i marrë me vete.
Të gjitha shkresoritë e artikujt e korrespondencës ushtria turke mund t’i ngarkojë e mund t’i barti me vete.
U jepet një amnisti e falje e përgjithtë atyne që gjatë luftës u munduen në çdo mënyrë me iu gjete qeverisë otomane, me spiunazhe a ndryshe.
Gjithashtu janë të falun edhe ata nënshtetas malazezë, të cilët, a pse t’ikun prej vendit të vet, ase për çdo arsye tjetër ndodheshin mbrenda në Shkodër, dhe morën armët e luftuen krahpërkrah me ushtrinë otomane kundra nesh.
Po kje se kanë nevojë ndonji gja për rrugë ushtria, Mali Zi për deri ku të mundet, ka me u ardhë në ndihmë për çka u nevojitet.
Kryekomandanti i ushtrisë së Shkodrës, ka për t’ia lëshue ushtrisë së Malit të Zi Kështjellën e qytetit, ponjashtu të paprekun, sikurse edhe nuk ka për t’i prishë e çue dam njato mjete komunikacionit e marrëdhanjesh, të cilat u vleftën atyne në kohën e rrethimit.
Më 23 prill 1913, ora 8 paradite kanë për të fillua me u dyndë ushtria turke, tue lirue Taraboshin, Bardhanjorët dhe llogoret e Fushës së Shtojit. Sa për kodrat e Tepes, këto kanë për t’u marrë në dorëzim nesër paradite, njandej kah ora 11. Fushën e Shtojit, këtë ka për ta marrë në dorëzim Mali Zi në orën 3 mbas mjesditet.
Shkodër, 9-10 prill 1329
22-23 prill 1913
Zavendës valiut e komandant Kryekomandanti i ushtrisë së
i armatës së Shkodrës, gjeneral Malit të Zi, Princi trashëgimtar
shtrie, nënshkrue, ESAD nënshkrue, DANIL
***
Siç shihet nga përmbajtja e Marrëveshjes për dorëzimin e Shkodrës, kushtet e shtruara nuk ishin shumë të ashpra ose armiqësore, por të shtrueme me korrektësi, me bujari e burrëri (shih pikat: 3, 7, 8, 9, 11 e 12), gjë që rritë dyshimin se ishin rezultat i tradhtisë.
Më 25 prill, princi Danillo në ballë të rreshtit të ushtarëve, hyni zyrtarisht në Kështjellë, ku e nguli flamurin e vet, duke thënë: ’’Flamur i dashur, ti që na kushtove aq shtrejtë, ti që kje la me gjakun e sa bijvet tu, rrnofsh e kjofsh. Ty unë tash po të nguli, e këtu ke për të mbetë përgjithmonë…’’.
Por, gëzimi i malazezëve, as flamuri i tyre në Rozafat nuk zgjati as dy javë të plota, pasiqë Fuqitë e Mëdha i detyruan ta lëshojnë Shkodrën, ku u vendosën forca ndërkombëtare, të cilat do ta qeverisën qytetin deri në mars të vitit 1914, kur bashkësia ndërkombëtare e dërgoi princ Vidin për ta qeverisur Shqipërinë, i cili poashtu nuk e pati gjatë qeverisjen, për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
Duke ditur se do të detyrohen ta lëshojnë Shkodrën, ushtria malazeze nuk la gjë pa plaçkitur, rrënuar e djegur, sidomos në pjesën myslimane të popullsisë së qytetit dhe të fshatrave. E dogji edhe Pazarin e Shkodrës, që ishte pazari më i mirë në Evropën lindore.
Thus ended the siege of Shkodra, with numerous casualties on both sides, but while the Turkish-Albanian casualties were in defense of the country, the Serbian-Montenegrin casualties were lost. Montenegrins still consider today that Serbia betrayed them, left them alone after withdrawing from the front at the request of the great powers. /Taken from GazetaDielli