Flash

PHOTO NEWS/ Kurti and Hamza shake hands

After several days of tension, Kosovo Prime Minister Albin Kurti and PDK leader Bedri Hamza shook hands in the Assembly hall.  The Assembly is voting on t...

23:43

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja që Kurti e propozon për Presidente të Kosovës

Lapsi.al 2026-10-06 22:41:00

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja që Kurti e propozon

Akademikja Justina Shiroka Pula më 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën.

Shiroka Pula ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
 
Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Kryetarja e re e Akademisë së Shkencave ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë të publikuar në faqen e ASHAK-ut, Shiroka Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Lincit në Aushtri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.
 
Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI