Flash

Erdogan wishes Putin a happy birthday

Turkish President Recep Tayyip Erdogan held a telephone conversation today with Russian President Vladimir Putin, on the occasion of the Russian leader's 74th ...

18:23

Ligji për Specialen, kreu i PDK: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

Lapsi.al 2026-10-07 18:10:00

Ligji për Specialen, kreu i PDK: Kuvendi mund t’i shfuqizojë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Hamza ka thënë se Kuvendi dhe deputetët e kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre, duke vlerësuar se ligji është miratuar në mënyrë të rregullt dhe procedurale.

“Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se PDK-ja konsideron se ndryshimet ligjore janë miratuar në përputhje me procedurat dhe se ligji është i zbatueshëm.

 

“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, ka theksuar ai.

Hamza ka përmendur edhe kompetencat e Kuvendit për ndryshimin e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke argumentuar se institucioni ka të drejtë të ndërmarrë veprime të tilla në kuadër të kompetencave të tij.

“Në të kundërtën, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru Kushtetutën, edhe me i shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Hamza.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan në Kuvend pas një periudhe protestash në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan ndryshimin e këtij ligji.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI