Flash

Erdogan wishes Putin a happy birthday

Turkish President Recep Tayyip Erdogan held a telephone conversation today with Russian President Vladimir Putin, on the occasion of the Russian leader's 74th ...

18:23

Fondet IPARD, Delina kishte sot radhën për të gënjyer: Jemi në fazën finale...

Lapsi.al 2026-10-07 17:59:24

Fondet IPARD, Delina kishte sot radhën për të gënjyer: Jemi

Sot ishte radha e ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për të gënjyer për hapjen e programit IPARD, me fondet e BE-së për fermerët. Deri më tani ka qenë ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i cili ka dhënë afate, premtime, zotime... që nuk janë finalizuar kurrë. Sepse normalisht ky është një program në dorë të BE-së, e cila kërkon më së pari të mësoje së kush i përlau fondet që dha për Shqipërinë. 

Sipas Delina Ibrahimajt sot pas mbledhjes së qeverisë, Shqipëria është në fazat përfundimtare të procedurave për riakreditimin, çka do t’i hapë rrugë rikthimit të fondeve për sektorin e bujqësisë.

“Ne presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për dhënien e fondit IPARD. Patjetër që është një proces i cili ka qenë i zgjatur. Kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar, por është në fazat finale të tij. Presim që shumë shpejt fondet do të hapen”, deklaroi ministrja.

Ajo e cilësoi IPARD-in si një fond me rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë në vend, duke theksuar se problemet që kanë penguar fondet nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë.

“Është një fond shumë i rëndësishëm, i cili ndikon në gjithë zhvillimin e bujqësisë. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që ka pasur probleme me IPARD dhe tashmë ato janë të zgjidhura”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë deri më tani s’ka ende lëvizje nga SPAK për këtë dosje me abuzime të frikshme. Miliona euro të BE-së për fermerët shqiptarë kanë përfunduar “rrush e kumbulla” dhe janë përdorur shpesh në investime që s’kanë lidhje me bujqësinë. 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI