Flash

Policë apo banda me shkopinj? Civilë të maskuar kundër protestuesve, të miturit tërhiqen zvarrë

Lapsi.al 15 October 2026

Në ditën e tretë të protestave në Tiranë, dhuna e policisë ndaj të rinjve, studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar ndjeshëm. 

Ndryshe dy ditët e mëparshme në rrugë janë shfaqur grupe civilësh të maskuar, pa asnjë shenjë identifikimi, të cilët godasin me shkopinj protestuesit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po kundërveprojnë forcat e rendit.

Në pamjet më lart të filmuara sot në Tiranë, dallohet prania e personave të maskuar, të veshur civilë dhe të pajisur me shkopinj, të cilët veprojnë pa shenja të dukshme identifikimi bashkë me policët e veshur me uniforma. 

Këto grupe të organizuara nga policia nuk ishin shfaqur ditën e parë dhe ditën e dytë të protestës. Mungesa e identifikimit dhe mënyra e ndërhyrjes ngrenë çështje serioze të ligjshmërisë dhe përgjegjësisë institucionale.

Në pamjet filmike që qarkullojnë në rrjetet sociale, të rinj, mes të cilëve edhe persona që duken të mitur, shihen teksa kapen në rrugë, goditen me shkopinj gome dhe tërhiqen zvarrë. Ndërhyrjet nuk kufizohen te shpërndarja e turmës, por përfshijnë edhe ndjekjen dhe goditjen e protestuesve, në rrethana që kërkojnë një shpjegim nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Ndërsa policia është e ngarkuar për ruajtjen e rendit publik, është vënë re se tashmë përgjigjia që po i jepet protestës ngjan më shumë dhunën e grupeve të rrugës sesa ndërhyrjen e një institucioni shtetëror.

Në pamjet që shihen më lart, të filmuara nga Syri tv, shihen grupe policësh që në momentin kur protestuesit janë zmbrapsur, qëllojnë me gurë drejt turmës.

Në ditën e parë të protestës, reagimi i policisë u konsiderua i tepërt, ndërsa njërit prej protestuesve iu thye këmba, ndërsa të tjerë u tërhoqën zvarrë dhe u rrahën, para se të shoqëroheshin në komisariate 

Përfaqësitë e huaja në Tiranë reaguan duke dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga uniformat blu, që kanë detyrimin të garantojë sigurinë publike, por edhe të respektojë proporcionalitetin e forcës, veçanërisht kur përballë ka të mitur. Edhe në rastet kur protestat shoqërohen me akte dhune, kjo nuk i jep askujt të drejtën të godasë persona të neutralizuar apo të gjuajë me gurë drejt protestuesve.

Por ajo që është më e rëndësishme, është që policia duhet të sqarojë se kush janë civilët e maskuar me shkopinj, kush i komandon dhe mbi çfarë baze ligjore ndërhyjnë kundër protestuesve./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI