Flash

Policia nuk fshihet më, arrestim si pengmarrje në mes të Tiranës (VIDEO)

Lapsi.al 15 October 2026

Policia nuk fshihet më, arrestim si pengmarrje në mes të

Një tjetër episod i rëndë dhune është regjistruar në zemër të Tiranës, vetëm pak metra përpara Kryeministrisë, në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në pamjet më poshtë shihet ndërhyrja e forcave të policisë për arrestimin e një qytetari, në një mënyrë që ngjan më shumë me një pengmarrje sesa me një procedurë normale ndalimi. 

Ngjarja ndodh hapur, në mes të bulevardit kryesor të kryeqytetit dhe përpara godinës së Kryeministrisë, duke treguar se policia nuk përpiqet më as ta fshehë mënyrën brutale të ndërhyrjes ndaj protestuesve.

Pamjet sjellin ndër mend skena arrestimesh të dhunshme nga protestat në Rusinë e Vladimir Putinit, ku qytetarët kapen me forcë në mes të rrugës dhe futen në automjete policie.

Arrestimi vjen në një moment kur prej ditësh janë publikuar pamje të përdorimit të forcës ndaj studentëve dhe protestuesve në Tiranë, ndërsa reagimet për proporcionalitetin e ndërhyrjeve të policisë po shtohen edhe mes ndërkombëtarëve. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI