
Në ditën e tretë, studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar.
Që në orët e para të ditës, mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit.
Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese. Protesta po transmetohet live nga agjencitë më të mëdha botërore, siç mund ta shihni më poshtë:
Përveç Tiranës, bojkotimi i mësimit raportohet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Gjimnazistë dhe studentë janë përfshirë në lëvizjen e protestës, në përgjigje të thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale.
Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte.