Flash

(VIDEO) Përleshje mes studentëve dhe forcave speciale para ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 13 October 2026

(VIDEO) Përleshje mes studentëve dhe forcave speciale para

Studentët që protestuan këtë të martë para ministrisë së arsimit janë përballur me dhunën e forcave speciale në momentin që thyen dyert e godinës së ministrisë dhe kangjellat në Rrugën e Durrësit. Tubimi nisi i tensionuar me thirrjet “Duam kushte, duam dije, jo përralla qeverie”, “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Protestuesit u mblodhën rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit, përpara godinës së ministrisë, ku ishin vendosur forca të shumta policore. Situata u tensionua kur një pjesë e të rinjve hodhën vezë, shishe uji, letra higjienike, gurë dhe kapsolla drejt institucionit. Në fasadën e ministrisë u shkrua “Ministri e Krimit”.

Por në momentin kur dera e hyrjes së ministrisë u hap dhe u hoqën kangjellat mbrojtëse, forcat speciale e policisë që ishin në pritje, kanë ndërhyrë ashpër duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe ujin me presion kundër protestuesve.

Organizatorët kishin bërë thirrje për pjesëmarrje nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, me synimin për të bashkuar studentët dhe qytetarët në një reagim më të gjerë.

Më poshtë mund të shihni videot nga protesta dhe incidentet përpara Ministrisë së Arsimit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI