Flash

Ervin Demo fytyra e dhunës, pedagogu që sot gjakosi studentët si Ministër i Brendshëm

Lapsi.al 13 October 2026

Ervin Demo fytyra e dhunës, pedagogu që sot gjakosi studentët si

“Suksesi” i parë i Ervin Demos pasi u gradua Ministër i Punëve të Brendshme është dhuna barbare që Policia e Shtetit ushtroi sot ndaj studentëve në Tiranë.

Njësoj si milici e ndonjë regjimi, jo e një vendi që aspiron të jetë në BE, policët rrahën dhe tërhoqen zvarr të rinj e të reja dhe qytetarë që ju dilnin para.

Ironia e fatit qëndron edhe në faktin se dhuna policore kësaj radhe vjen nga një Ministër i Punëve të Brendshme, i cili ka qenë vetë pedagog dikur. 

Madje edhe zv.rektor i Universitetit të Tiranës dhe më pas u katapultua në politikë si zv.ministër i Arsimit. Ervin Demo është sot fytyra e dhunës policore ndaj studentëve që kërkojnë kushte më të mira dhe një Shqipëri ku mund të kenë të ardhme, jo nga ku detyrohen të emigrojnë.

Demo u gradua në Ministrinë e Brendshme jo vetëm për të përgatitur terrenin e masakrës elektorale që pritet në Tiranë në zgjedhjet lokale, ku sic përflitet ai mund të jetë kandidat i socialistëve, por edhe për të shtypur me dhunë protestën e flamingove e tani të studentëve.

E me sa duket, ish pedagogu dikur dhe sot Ministër i Brendshëm, mori “suksesin” e tij të parë; gjakosi të rinjtë e një vendi që po zbrazet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Çfarë poshtërsie!

Dhe nuk mbaron këtu. Në reagimin që bëri sot, Ervin Demo nuk pati asnjë empati për studentët e plagosur e të marrë zvarrë nga policia. 

Ai dënoi vetëm dhunën ndaj policisë. Tipik me një tekst alla ChatGpt, Demo, ju bënte thirrje “të gjithë pjesëmarrësve të ruanin qetësinë”.

Ish-pedagogu ekstravagant i Fakultetit Ekonomik dikur u kujdes të na kujtonte se edhe policët kanë familje, a thua se studentët që protestojnë kundër qeverisë së tij janë jetim. Dhunën policore Ministri i Punëve të Brendshme e quan “profesionalizëm”, “përmbajtje” dhe “në përputhje me ligjin”. 

Dhe si për t’u bërë me qesharak në fund të deklaratës së tij, përfshiu edhe një fjali tjetër tipike si të ishte ambasadori i OSBE-së në Tiranë. 

“Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, shkruan Ministri i Punëve të Brendshme. 

Rrugëtimi i Ervin Demos nga auditori dikur dhe sot në Ministrinë e Brendshme, do duhej të mishëronte kalimin nga dija te përgjegjësia publike. Auditorët janë vende ku mësohet mendimi kritik, jo hapësira ku studenti mëson se çfarë e pret kur guxon të ngrejë zërin.

Demo sot si Ministër i Brendshëm ju tregoi studenëve se cfarë i pret kur ata dalin në rrugë për të drejtat e tyre. 

Si shërbëtor i denjë i Edi Ramës, Ervin Demo e trajton protestën si një privilegj që shteti ua jep qytetarëve vetëm kur ata heshtin. Por kur ata reagojnë, njësoj sic e pamë sot, Demo lëshon policinë nëpër rrugë si të ishte gestapo apo milici e Putinit. 

Megjithatë ndoshta është teprim i madh të pretendosh standard të lartë demokratik nga Ministri i Punëve të Brendshme, i cili nuk ka shpjeguar ende për publikun pse babai i tij i moshuar ka qenë ortak në biznes me një trafikant kokaine?

A e kompromenton kjo pozitën e tij publike e mbase ligjore? Apo njësoj sipas parrullës së Ramës, që nuk mban përgjegjësi për ata që i hanë dardhë pas krahëve, edhe Ervin Demo nuk mban përgjegjësi për babain e tij në ortakëri te kompania “Wonder Green” me Marsel Shegën, trurin financiar të grupit të Suel Çelës?!

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI