Flash

Ndërron jetë papritur ish-kampioni i boksit Jorge Castro: ishte kampion bote në peshën e mesme për WBA

Zi në botën e boksit argjentinas: ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare ish-kampioni i peshës së mesme, Jorge Castro, i mbiquajtur “El Roña”.

Lapsi.al 15 October 2026

Ndërron jetë papritur ish-kampioni i boksit Jorge Castro: ishte

Zi në botën e boksit argjentinas: ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare ish-kampioni i peshës së mesme, Jorge Castro, i mbiquajtur “El Roña”. Ish-boksieri, sipas raportimit të gazetës La Nación, u rrëzua teksa ndodhej në një sallë bingoje së bashku me njërën prej vajzave të tij, Quimey, dhe ish-partneren e tij. 

Në vitin 1989, ai fitoi titullin argjentinas në peshën e mesme, ndërsa vitin pasardhës siguroi kampionatin e Amerikës së Jugut. Konfirmimi i tij në arenën ndërkombëtare erdhi më 12 gusht 1994, kur mposhti amerikanin Reggie Johnson në San Miguel de Tucumán dhe fitoi titullin e kampionit botëror të peshës së mesme në WBA.

Një nga ndeshjet e tij më të famshme u zhvillua më 10 dhjetor 1994, kur u përball me amerikanin John David Jackson në qytetin meksikan të Monterrey. Castro ishte në disavantazh, por arriti të godiste me një grep të majtë, duke e rrëzuar kundërshtarin në tapet. Kjo i mundësoi të përmbyste rrjedhën e ndeshjes dhe të siguronte fitoren. Pas tërheqjes nga boksi, ai u angazhua edhe në veprimtari sociale, duke administruar mensa për të varfrit dhe qendra komunitare në zonën e Buenos Airesit, ku ndihmoi njerëzit më në nevojë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI