Flash

Rama shfaqet në publik, i hutuar, pa mesazh dhe më i venitur se kurrë

Kryeministri hodhi fajësimin absurd ndaj opozitës për revoltën dhe duke barabitur veten me të ardhmen i konsideroi 15 -20 vjeçarët si agjentë të së shkuarës

Lapsi.al 15 October 2026

Rama shfaqet në publik, i hutuar, pa mesazh dhe më i venitur se

Nëse ka një moment kur sllogni katër mujor i protestës “Edi Rama ka maru, ka maru, ka maru”, ai ka qene mëngjesi i kësaj të enjteje kur vala e zemërimit studentor shënoi ditën e saj të tretë. Pasi kishte heshtur për 48 orë me radhë, pasi kishte nxjerrë me statuse gratë e qeverisë dhe i kishte shkruar tekstin ministrit të brendëshëm, Ervin Demo, kryeministri u shfaq në sfondin e djegur të zyrës së Kolegjit të Europës.

Edi Rama me një vështrim çakërritur si të Çausheskut, kur u kthye nga Irani, dëshmoi se nuk ka kuptuar asgjë nga ajo që po ndodh në vendin që drejton prej 13 vitesh. Pasi bëri një inskenim me kamer nga pas për të hyrë në mjediset e shkatërruara, ai lëshoi mesahin e parë konspirativ se ajo që ka ndodhur nuk është vepër e studentëve. 

“Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt” tha fillimisht ai.

Njësoj si me sjelljen kur filloi revolucioni i Flamingove për të cilën akuzoi një herë grekët, pastaj iranianët, më pas kundërshtarët e Trump në SHBA dhe Evropë, kryeministri lëshoi mesazhin e dytë: Protesa është ideuar nga opozita, pra nga PD.

Pavarëshist se qindra mijëra shqiptarë i panë me dytë e tyre se si studentët i përjashtonin nga rradhët e tyre edhe deputetët berishistë duke vijuar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, shefi i qeverisë në gjendje të mjerueshme kërkoi ti lërë faturën PD-së.

“Këto janë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë,  kërkon ta rikthejë Shqipërine në humnerën nga ku ne te së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian” tha ai.

E këtu lexohet edhe mesazhi i tretë absurd. Edi Rama një njeri që e drejton vendin prej 13 vitesh, që ka në poste publike që në 1998, kohë kur shumë prej atyre që protestojnë sot nuk kishin lindur ende, akuzon 15-20 vjeçarët e sotëm se ata janë e shkuara ndërsa ai është e ardhmja. Edhe një njeri në hallin më të madh vështirë të zvarritet pas argumentash të tillë për të shpëtar lëkurën e vet, sepse rezultati është i thjeshtë: nuk e beson askush.

“Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenë kokën, do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, tha Rama.

Pra, është e qartë se kjo dalje e vonuar pas më tepër se 48 orësh, kur vendi ishte në tym e flakë tregoi se kryeministri as nuk ka më mesazh, as nuk ka me marzh veprimi e per me tepër, si mberet lakuriq do të fshehë një gjë të thjeshtë që e di tërë Shqipëria: që urrejtja është drejtuar ndaj tij.

Prandaj, hiq mënjëanë “mis en scene” e zgjedhur nga regjizori, me godinën e djegur të Këshillit të Evropës dhe kryeministrin që dukej me shpinë duke kundruar dëmet, reagimi i tij ishte shterpë, i dëshpëruar dhe i pa adresuar për kërkënd. Pasi ka humbur betejën e imazhit Edi Ramës i është zeruar edhe fuqia e propagandës. 

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI