Flash

Prapaskena e përplasjes në fushë mes De Bruyne dhe teknikut Allegri: çfarë ndodhi në Champions

Humbja e dytë e Napolit në Champions League vazhdon të diskutohet jo vetëm për rezultatin, por edhe për përplasjen mes teknikut Massimiliano Allegri dhe Kevin De Bruyne

Lapsi.al 15 October 2026

Prapaskena e përplasjes në fushë mes De Bruyne dhe teknikut

Humbja e dytë e Napolit në Champions League vazhdon të diskutohet jo vetëm për rezultatin, por edhe për përplasjen mes teknikut Massimiliano Allegri dhe Kevin De Bruyne, e ndodhur në fushë në pjesën e fundit të fraksionit të parë të lojës, kur skuadra e kaltër po përpiqej me vështirësi të rikuperonte rezultatin. 

Kamerat kanë fiksuar pakënaqësinë e trajnerit toskan përballë refuzimeve të përsëritura të mesfushorit belg për të zbatuar udhëzimet taktike. Nga stoli, Allegri është përpjekur disa herë të tërheqë vëmendjen e De Bruyne, duke thirrur me zë të lartë emrin e tij për t’i kërkuar të tërhiqej në pozicionin e organizatorit të lojës. Kjo do të ndihmonte si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe për ta larguar nga markimi i rreptë i kundërshtarëve. Për më tepër, trajneri i Napolit mendonte se në këtë mënyrë do t’i jepte më shumë liri McTominayt për të bërë depërtime drejt zonës kundërshtare.

De Bruyne i ka shpërfillur thirrjet, pasi nuk është risi që pozicioni i organizatorit të lojës nuk i pëlqen veçanërisht. Madje, ka edhe nga ata që betohen se kanë parë një gjest acarimi ndaj Allegrit, i cili fillimisht ka shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të tij, duke aktivizuar Neresin. Pushimi mes pjesëve duhet t’i ketë rregulluar gjërat, pasi KDB qëndroi më pas në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Dje, takimi në Castel Volturno u zhvillua me të gjithë skuadrën, shenjë se nuk kanë mbetur pakënaqësi. Megjithatë, është e qartë se në ndeshjen kundër Venezias, ish-lojtari i Manchester Cityt mund ta nisë edhe nga stoli, si për shkak të asaj që u pa në Vila-real, ashtu edhe për të menaxhuar ngarkesën fizike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI