Flash

9 food safety alerts, salmonella products/toxins and chemicals on the market

Megi Iskurti 2026-09-20 17:47:00

9 food safety alerts, salmonella products/toxins and chemicals on the market

When a food safety alert hits the market, the question is no longer just what's inside the product, but how much of it has already ended up in the hands of consumers.

"Food safety will be an absolute priority," Prime Minister Edi Rama declared in April of this year, citing a concrete plan for investments in laboratory accreditation, improving border checkpoints, and digital infrastructure.

However, the cases followed by Faktoje.al this year raise questions about how effectively this priority is functioning in practice. 

During 2026, 9 food cases were reported in the Albanian market for various safety problems. 

9 food safety alerts, salmonella products/toxins and chemicals on the market

Faktoje.al followed the traces of these products, from entry into Albania to the alert, blocking or withdrawal from the market, to see how effective the authorities' response is and how much of the product remains accessible before the alert is activated.

The year began with alerts about infant formula milk.
The series of cases begins in January with baby products, a category where response time takes on particular importance due to its consumers.

On January 17, the National Food Authority announced the withdrawal from the market of several lots of BEBA PRE and BEBA 1 products, after reporting the presence of cereulide, a toxin associated with the bacterium Bacillus cereus.

9 food safety alerts, salmonella products/toxins and chemicals on the market

AKU announces the withdrawal from the market… two weeks later than Europe.
Just a few days later, on January 20, the alert affected another formula milk, NAN 1 OPTIPRO.

But in this case, in addition to the identified product and the measure taken, the timing of the notification also stands out. 

Food authorities in several European countries began public warnings about the recall of certain batches of NAN 1 OPTIPRO on January 5, 2026. The manufacturing company confirmed to the BBC that the recall was global. Meanwhile, other announcements in other European countries followed on January 6 and 7, while in Albania the public notice of the recall came on January 20, about two weeks later. 

This phenomenon makes response time an important element to verify: how long does it take for a food safety alert to reach the Albanian authorities and, from them, the consumer?

According to the NFA, after controls and traceability, the entire quantity in stock was blocked, while the quantity returned from the market, destined for destruction or return to the country of origin, was also blocked. 

Another case was recorded on January 29, with the Aptamil 1 Pronutra 800 g formula milk, for which the AKU ordered the withdrawal of the affected batch after reporting a dangerous substance.

Ndërkohë, më 6 shkurt, edhe qumështi formulë, Beba Supreme Pre, u përfshi në masat e sigurisë. Sipas të dhënave të bëra publike, nga 186 kuti të importuara, 72 ishin shpërndarë ndërsa AKU bllokoi 68 prej tyre. Katër ishin shitur.

8.7 kg çokokrem me salmonelë u shit tek konsumatorët
Më 20 prill, një tjetër produkt i konsumit të përditshëm u përfshi në alarmet e sigurisë ushqimore. Bëhet fjalë për çokokremin Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème, për të cilin u raportua prania e salmonelës.

Në këtë rast, AKU bllokoi 18.3 kilogramë produkt. Por 8.7 kilogramë të tjerë kishin dalë tashmë nga pika e kontrollit dhe ishin shitur te konsumatorët.

9 food safety alerts, salmonella products/toxins and chemicals on the market

Pra, pothuajse gjysma e sasisë së evidentuar nuk ishte më në dispozicion të autoriteteve në momentin e ndërhyrjes.

Rasti ngre një pyetje që bëhet edhe më e rëndësishme kur alarmet përsëriten: sa larg mund të shkojë gjurmueshmëria e një produkti pasi ai ka dalë nga magazina dhe është shpërndarë në treg?

Biskotat me mykotoksina- nuk dihet sasia e shitur
Në maj, alarmi u shtri te një tjetër kategori ushqimore.

Më 19 maj, AKU njoftoi për tërheqjen urgjente nga tregu të EnerBiO Dinkel waffeln Natur, biskota me origjinë gjermane, pas dyshimeve për përmbajtje të lartë të mykotoksinave.

Subjekti tregtues nisi procedurën e tërheqjes nga të gjitha pikat e shitjes, ndërsa konsumatorëve iu bë thirrje të mos e konsumonin produktin.

Ndryshe nga rasti i çokokremit, të dhënat e bëra publike për këtë rast nuk specifikojnë një sasi të produktit që kishte përfunduar te konsumatorët. Kjo e bën të vështirë të matet nga të dhënat publike se sa prej tij ishte ende në treg dhe sa ishte shitur në momentin e alarmit.

Mbi një ton bajame me acid hidrocianik u shitën në treg
Një nga rastet më të rëndësishme të kronologjisë u shënua në korrik.

Më 3 korrik, AKU sinjalizoi bajamet BLANCHED ALMOND EXTRA FINE për përmbajtje të acidit hidrocianik mbi kufirin e lejuar.

Sasia e importuar ishte mbi 1.1 ton. Sipas të dhënave të bëra publike nga AKU, 1100 kilogramë bajame ishin shitur te konsumatori. Ndërsa një subjekt i tretë, i cili kishte importuar 100 kilogramë, kishe shitur tashmë 58 kilogramë, përpara se 42 prej tyre të bllokoheshin dhe të asgjësoheshin. 

AKU u bëri thirrje konsumatorëve që në rast se e kishin gjendje këtë produkt, ta kthenin pranë pikave ku e kishin  blerë, një thirrje që në fakt ata e percjellin në çdo njoftim të kësaj natyre   

Supa me perime të ngrira, alarmi mbërriti pasi e gjithë sasia ishte shitur

Më 22 korrik, radha ishte e MINESTRONE 16 Verdure 750 g, produkt i perimeve të ngrira.

Produkti, ishte importuar më 14 maj dhe ishte shpërndarë në dy pika në Tiranë. Problemi i sinjalizuar nga RASFF (Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve) lidhej me praninë e një trupi të huaj në paketim, që konsiderohej i dëmshëm për shëndetin.

Në momentin kur mbërriti alarmi, e gjithë sasia rezultonte e shitur.

Peshku me substancë kimike

Rasti më i fundit i kronologjisë së ndjekur nga Faktoje.al lidhet me peshkun ATHERINA IQF.

Më 3 gusht, produkti u përfshi në një alarm për praninë e PFAS, një grup substancash kimike.

Edhe ky rast shton një tjetër kategori në listën e produkteve për të cilat autoritetet shqiptare kanë ndërhyrë pasi ato kishin hyrë në treg.

Nëse rastet vendosen njëri pas tjetrit, ajo që del në pah nuk është vetëm larmia e produkteve apo e rreziqeve të identifikuara. 

Është momenti në të cilin ndërhyrja ndodh dhe sasia e produktit që mbetet ende e kapshme për autoritetet. 

AKU: 9 raste të sinjalizuara nga RASFF, mbi 7 mijë kg produkte të tërhequra

Pas kërkesës zyrtare të Faktoje.al, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vëren se të gjithë këto produkte me substanca të rrezikshme kishin hyrë në Shqipëri para marrjes së njoftimit nga sistemi “RASFF”.

Sipas AKU-së, për rastet e evidentuara janë marrë masa për bllokimin ose tërheqjen e produkteve nga tregu, në varësi të situatës së secilit rast.

AKU thekson se produktet janë konstatuar jokonforme pas marrjes dhe analizimit të mostrave nga vetë AKU-ja, mbi bazën e një indicie të referuar pranë institucionit. 

Pas rezultateve, AKU thotë se ka marrë masa për bllokimin dhe tërheqjen e tyre nga tregu.

Në total, për 10 rastet e përfshira më sipër, AKU deklaron se është tërhequr nga tregu një sasi prej 7.774.2 kg dhe është bllokuar një sasi 18.323 kg produkte. 

Ndërsa procedura e asgjësimit është kryer për 11.820 kg produkte.

Institucioni thotë gjithashtu se për këto raste janë marrë 6 masa administrative me gjobë, në vlerën totale 650 mijë lekë.

Të dhënat zyrtare tregojnë vetëm sa është hequr, bllokuar dhe asgjesuar, jo sa ka arritur te konsumatori. 

Çfarë ndodh në kufi?

Për të kuptuar se ku nis kontrolli, Faktoje.al iu drejtua me kërkesë për informacion edhe institucioneve përgjegjëse për hyrjen e mallrave dhe kontrollin e sigurisë ushqimore.

Dogana, në përgjigjen e saj, sqaroi se çështja e kontrolleve përkatëse është në kompetencë të Ministrisë së Bujqësisë dhe inspektoriateve përkatëse që operojnë në pikat hyrëse dhe dalëse të territorit.

Autoriteti Doganor theksoi për Faktoje.al se aktiviteti i tij lidhet me hyrjen dhe daljen e mallrave, në përputhje me Kodin Doganor dhe aktet e tjera të zbatueshme, ndërsa mallrat identifikohen përmes kodeve doganore të përcaktuara në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave.

Për rrjedhojë, përgjigjja e Doganave nuk jep të dhëna mbi numrin e kontrolleve apo produkteve të ndaluara për arsye të sigurisë ushqimore, por e vendos përgjegjësinë për kontrollet përkatëse te strukturat e specializuara.

Si funksionon ISUV?

Faktoje.al iu drejtua me kërkesë zyrtare edhe Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) për të mësuar nëse për produktet e përfshira në këtë kronologji janë kryer analiza laboratorike, çfarë substancash janë konstatuar dhe në çfarë nivelesh, si dhe nëse kontrollet kanë qenë rutinë apo rezultat i alarmeve dhe sinjalizimeve të ndryshme.

Institutit iu kërkua gjithashtu informacion për raste të tjera të substancave të rrezikshme të konstatuara gjatë vitit 2026.

Por ISUV u përgjigj se informacioni i kërkuar nuk ishte në kompetencën e tij.

Në fakt, në rastet e njoftimeve përmes sistemit “RASFF”, ISUV-i nuk është domosdoshmërisht institucioni që kryen analizën e produktit të sinjalizuar.

Ervin Resuli nga Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit shpjegon për Faktoje.al se vendi që raporton produktin në RASFF e shoqëron njoftimin me analizën laboratorike, rezultatin dhe vlerësimin e riskut.

Për këtë arsye, kur njoftimi mbërrin në Shqipëri, nuk merret automatikisht një mostër e re për analizim.

Nëse produkti gjendet në tregun shqiptar, autoritetet kanë për detyrë ta gjurmojnë dhe të marrin masat përkatëse, ndërsa ISUV-i përfshihet në analizat laboratorike kur procedurat e kontrollit kërkojnë marrjen dhe testimin e mostrave.

Sipas tij, AKU ka inspektorë në disa prej pikave të kontrollit doganor, të cilët, në bazë të planit të kontrollit ose vlerësimit të riskut, marrin kampione nga produktet ushqimore dhe i dërgojnë për analiza laboratorike në ISUV. 

Zinxhiri 

Kur një produkt ushqimor hyn në Shqipëri, kontrolli nis në pikat e inspektimit kufitar, ku inspektorët e AKU-së verifikojnë ngarkesën dhe, sipas planit të kontrollit ose nivelit të riskut, marrin kampione për analiza laboratorike; më pas kampionet analizohen në laboratorët përkatës, përfshirë ISUV-in si laborator reference, ndërsa më pas produkti kalon hallkat e magazinimit, shpërndarjes dhe shitjes në treg. 

Nëse një rrezik zbulohet në një vend tjetër dhe përcillet përmes RASFF, AKU verifikon nëse produkti ka hyrë në Shqipëri dhe, në bazë të gjurmueshmërisë, ndërmerr masat për bllokimin ose tërheqjen e tij nga tregu. 

Eksperti: Problemi është koha që kalon deri në tërheqjen e produktit

Për ekspertin e sigurisë ushqimore, Enriko Ceko, shqetësimi kryesor në këto raste nuk është vetëm fakti që një produkt problematik arrin të hyjë në treg, por koha që kalon nga momenti kur rreziku ekziston deri në identifikimin dhe tërheqjen e tij.

“Problemi nuk është vetëm ekzistenca e një produkti problematik, por koha që kalon nga momenti kur rreziku ekziston deri në momentin kur ai identifikohet dhe tërhiqet nga tregu”, thotë Ceko për Faktoje.al duke theksuar se në sigurinë ushqimore koha është një faktor kritik, veçanërisht kur produktet u drejtohen fëmijëve, të moshuarve apo personave me probleme shëndetësore.

“Kontrolli në kufi nuk mund të jetë mekanizmi i vetëm i mbrojtjes”

Sipas tij, rastet e regjistruara gjatë vitit tregojnë se kontrolli në kufi nuk mund të jetë mekanizmi i vetëm i mbrojtjes.

Ai është i mendimit se siguria duhet të funksionojë përgjatë gjithë zinxhirit, nga importi dhe magazinimi te transporti, shpërndarja, tregtia dhe gjurmueshmëria e produktit. 

Ceko e konsideron veçanërisht shqetësues momentin kur një produkt arrin te konsumatori përpara se sistemi ta identifikojë dhe ta ndalojë. 

“Hyrja e një produkti problematik në një vend nuk do të thotë domosdoshmërisht dështim i sistemit”, shpjegon ai, pasi edhe vendet me sisteme të avancuara të sigurisë ushqimore përballen me produkte të kontaminuara. 

Për të, treguesi kryesor është se sa shpejt zbulohet problemi, gjurmohet produkti dhe tërhiqet nga tregu.

“Në vitin 2026, për shembull, rasti ndërkombëtar i cereulide në formulat ushqimore për foshnja tregoi se edhe zinxhirët shumë të zhvilluar ushqimorë mund të përballen me probleme të tilla. OBSH paralajmëroi se toksina mund të shkaktojë të vjella akute dhe dehidratim të shpejtë te foshnjat, ndërsa shqetësimi kryesor ishte edhe gjurmueshmëria e plotë e shpërndarjes së lëndës së parë të kontaminuar. 

Në nivel global, problemi është shumë më i madh se rastet individuale që shohim në media. OBSH vlerëson se rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar dhe rreth 1.52 milionë njerëz vdesin, ndërsa fëmijët nën pesë vjeç mbajnë një pjesë shumë të madhe të barrës së sëmundjeve ushqimore. 

Pra, mesazhi kryesor për Shqipërinë është se siguria ushqimore nuk duhet të matet vetëm me numrin e kontrolleve të kryera apo me numrin e gjobave të vendosura. Ajo duhet të matet me aftësinë e sistemit për të parandaluar që një produkt i rrezikshëm të arrijë te konsumatori dhe, nëse kjo ndodh, me shpejtësinë e zbulimit, gjurmimit dhe tërheqjes së tij nga tregu”, thekson ai për Faktoje.al.

Kapacitetet 

Një tjetër pikë që ngre eksperti lidhet me kapacitetet e kontrollit. 

Sipas Cekos, pyetja nuk duhet të jetë vetëm nëse Shqipëria ka laboratorë apo institucione përgjegjëse, por nëse këto struktura kanë kapacitetin për të testuar në kohë, me metodat e duhura dhe për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen në një treg ushqimor gjithnjë e më të globalizuar.

“Siguria ushqimore moderne kërkon laboratorë të akredituar, pajisje të avancuara, specialistë të mikrobiologjisë dhe kimisë ushqimore, sisteme gjurmueshmërie dhe shkëmbim të shpejtë të informacionit”, thotë ai.

Rreziqet e këtyre substancave për shëndetin
Rreziku për shëndetin ndryshon në varësi të substancës dhe dozës së ekspozimit, por pasojat mund të jenë serioze. 

Ceko shpjegon për Faktoje.al se Cereulide, toksinë e prodhuar nga disa lloje të Bacillus cereus, mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella dhe, në raste të rënda, dëmtime të mëlçisë dhe veshkave, ndërsa për foshnjat dehidratimi i shpejtë mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm. 

Salmonela mund të shkaktojë gastroenterit, temperaturë, diarre dhe dhimbje abdominale, ndërsa në raste të rënda mund të çojë në infeksione sistemike. 

Acidi hidrocianik, në përqendrime të larta, mund të pengojë përdorimin e oksigjenit nga qelizat dhe të shkaktojë helmim akut. 

Ndërsa pesticidet mbi nivelet maksimale të lejuara mund të krijojnë rrezik si akut, ashtu edhe kronik, në varësi të substancës, nivelit dhe kohëzgjatjes së ekspozimit.

"The fact that a product is 'just slightly above the norm' should not automatically be interpreted as 'harmless'; what matters is the specific substance, the level of exposure, the frequency and the group of consumers," he concludes for Faktoje. /Taken from Faktoje.al 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI