Flash

Kaos para kryeministrisë/ Thyhet xhami i autobotit të ujit, protestuesit tërheqin policinë me gurë dhe molotovë

Lapsi.al 17 October 2026

Kaos para kryeministrisë/ Thyhet xhami i autobotit të ujit,

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar në segmentin e bulevardit mes Piramidës dhe Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, duke i detyruar për disa momente të tërhiqen. Gjatë përplasjes është thyer edhe xhami i një prej autobotëve të policisë.

Më pas, forcat “Shqiponja” janë pozicionuar në zonën e Piramidës dhe kanë tentuar të avancojnë mes turmës. Nga ana tjetër, protestues të vendosur mbi Piramidë kanë vijuar të hedhin sende në drejtim të policisë.

Efektivët kanë tentuar të kryejnë shoqërime, ndërsa protestuesit janë larguar dhe më pas janë rigrupuar. Tensionet janë zhvendosur më tej drejt Parkut Rinia. Një i mitur është shoqëruar nga FNSH, ndërsa një vajzë dhe një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë janë parë të lënduar.

Sipas raportimeve nga terreni, policia ka përdorur sërish fishekë gome. Ndërkohë, flakë janë regjistruar edhe në murin rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI