
Protesta e sotme është kthyer në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve. Përplasjet mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë kanë shënuar një tjetër moment tensioni. Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë efektivë të policisë që kanë qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve.
Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha. Teksa avanconte, protestuesit i kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment mori flakë, por fatmirësisht u shua shpejt.