Flash

U arrestuan gjatë protestës së djeshme, Gjykata e Durrësit lë të lirë dy të miturit

Lapsi.al 17 October 2026

U arrestuan gjatë protestës së djeshme, Gjykata e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka liruar dy të miturit e arrestuar gjatë protestës së ditës së parë në qytet.
Për të dy është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë.

Në rastin e njërit prej të miturve, gjykata e ka vlerësuar arrestimin të paligjshëm, ndërsa për tjetrin arrestimi është konsideruar i ligjshëm.

I pari akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, në rrethana rënduese, si dhe për pjesëmarrje në grumbullime ose manifestime të paligjshme. I mituri tjetër akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe për pjesëmarrje në grumbullime ose manifestime të paligjshme. Hetimet ndaj tyre dhe personave të tjerë të arrestuar vijojnë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI