
Situata është tensionuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë turmën, efektivët e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë avancuar drejt protestuesve.
Policia është futur mes turmës dhe ka nisur shoqërimin e disa personave. Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar edhe përplasje fizike, ndërsa protestues të tjerë kanë tentuar të pengojnë shoqërimet. Protestuesit po vijojnë të hedhin molotovë e gurë drejt efektivëve. Molotovët kanë kapur edhe autobotin e ujit, i cili tanimë ka marrë flakë. Tymi i gazit lotsjellës vijon të mbulojë pjesë të bulevardit, ndërsa tensionet përpara Kryeministrisë vazhdojnë.