
Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar për protestën e të rinjve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen.
Sipas saj, shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri tek e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar.
“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.