
Pas rreth katër orësh përpara Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje me policinë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Turma po lëviz përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e ndjekur nga efektivë të policisë.
Tensione janë regjistruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme. Në tarracën e godinës janë pozicionuar forca speciale të maskuara, të cilat kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Të rinjtë janë përgjigjur me brohorima dhe reagime të forta, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë vijon.