Flash

Përshkallëzon përplasja me policinë, disa persona pa ndjenja

Lapsi.al 17 October 2026

Përshkallëzon përplasja me policinë, disa persona pa ndjenja

Policia ka ndërhyrë me forca të shumta në bulevard, duke avancuar drejt protestuesve dhe nisur dhjetëra shoqërime. Në zonë janë futur disa furgona me efektivë, ndërsa policët kanë lëvizur mes turmës me shkopinj gome në duar. Mes Piramidës dhe Kryeministrisë, një burrë është parë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë bërë masazh kardiak, ndërsa më pas ka mbërritur ambulanca që e ka transportuar drejt spitalit.

Edhe një vajzë është parë në vështirësi fizike dhe ka marrë ndihmë nga personat pranë saj. Një tjetër protestues, i moshuar, ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë në tokë. Në bulevard ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po ndjek nga afër situatën.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI