
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vetëm pak metra larg mjeteve të blinduara të policisë. Makina, me ngjyrë të kaltër, ka marrë flakë në brendësi, ndërsa ende nuk dihen se si automjeti ndodhej në zonën e bllokuar për qarkullim.
Incidenti ndodhi në një moment tensionesh të forta mes protestuesve dhe policisë. Nga turma janë hedhur fishekzjarre dhe shishe molotov, ndërsa policia është përgjigjur me ujë me presion, spraj me ngjyrë dhe gaz lotsjellës. Zona përreth Kryeministrisë vijon të mbahet nën masa të shtuara sigurie, me kordone policore dhe mjete të ndërhyrjes të vendosura përgjatë bulevardit.