
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe sot në Tiranë. Pas tensioneve pranë Ministrisë së Arsimit, protesta është zhvendosur në bulevard, përpara Kryeministrisë.
Gjatë përplasjeve, disa studentë dhe gjimnazistë kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve. Policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, të hedhur nga godinat përreth. Sakaq, bëhet me dije se janë bllokuar valët e telefonit në bulevard.
Tre protestues janë paraqitur në Spitalin e Traumës. Ata janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej tyre ka deklaruar se është lënduar një ditë më parë, por është paraqitur sot për ndihmë mjekësore.