Flash

Dinamo shpenzon pafund dhe e pëson në fund: hallakatet mbrojtja e Dajës, por 1-1 pozitiv në Maribor

Blutë e kryeqytetit dominojnë ndeshjen e parë kundër Aluminij në Conference League, por pavarësisht epërsisë së hershme dhe rasteve të shumta, ndalen në barazimin 1-1. Një rezultat që, pavarësisht zhgënjimit, mban gjallë shpresat për fazën tjetër.

Lapsi.al 2026-07-23 22:22:00

Dinamo shpenzon pafund dhe e pëson në fund: hallakatet mbrojtja e

Përfundon në barazimin 1-1 ndeshja e parë mes Aluminij dhe Dinamos, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League. Një sfidë e luajtur në stadiumin e Mariborit, ku skuadra e Ilir Dajës tregoi karakter dhe dominim, por dështoi të shfrytëzonte plotësisht epërsinë e krijuar dhe rastet e shumta për gol. Blutë e kryeqytetit e nisën furishëm takimin, duke marrë epërsinë që në minutën e 15'. Ishte sulmuesi Hekuran Berisha ai që shfrytëzoi në mënyrë perfekte një gabim në prapavijën sllovene, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur shpresat e tifozëve dinamovitë.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Eridon Qardaku provoi nga një goditje dënimi, por pa arritur të kërcënonte seriozisht portën e Raduhas. Pjesa e dytë nisi me një ndërprerje të papritur, për shkak të kushteve atmosferike të vështira, duke detyruar skuadrat të largoheshin për pak minuta nga fusha e lojës. Pas rikthimit në fushë, Dinamo vijoi me presionin dhe kërkimin e golit të dytë. Qardaku ishte sërish protagonist në minutën e 70', por fati nuk ishte me të, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Një minutë më vonë, Fabjan Përdreca tentoi të provonte, por topi përfundoi sërish larg katërkëndëshit. Këto raste të humbura rezultuan fatale, duke vulosur thënien e vjetër të futbollit: "kur nuk shënon, do të pësosh".

Dhe ashtu ndodhi. Në minutën e 83', ishte mesfushori i sllovenëve, Vrbaneck, ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke baraspeshuar shifrat në 1-1. Pak minuta para bilbilit final, Isi Manellari pati një shans të artë për të shënuar golin e dytë dhe për t'i dhënë fitoren Dinamos, por e shpërdoroi atë, duke lënë sfidën të mbyllej në barazim. Megjithatë, pavarësisht zhgënjimit për shanset e shumta të humbura, ky barazim 1-1 në transfertë i jep Dinamos ende shpresë reale për kualifikim. Skuadra e Ilir Dajës do të duhet të shfrytëzojë avantazhin e fushës në takimin e kthimit për të siguruar kalimin në fazën tjetër të Conference League, një objektiv që duket plotësisht i arritshëm me një paraqitje më efikase.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI