
Protestuesit kanë denoncuar nga protesta se makinat e ambulancës vijnë në protestë jo për të ndihmuar protestuesit e lënduar, por për të furnizuar policinë me gaz lotsjellës.
https://www.instagram.com/reel/DemddMwn8aY/?utm_source=ig_web_copy_link&mdxt=NTc4MTIwNjQ2YQ==
Edhe deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për këtë përmes një postimi në Facebook. Këlliçi ngre akuza ndaj ambulancave të TIMAK-ut dhe Ron Yeffetit, duke thënë se ato po furnizojnë policinë me bombola gazi lotsjellës, të cilat, sipas saj, po përdoren ndaj studentëve dhe qytetarëve. Në reagimin e saj, Këlliçi e cilëson këtë veprim si të papranueshëm dhe paralajmëron se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.
“Ambulancat e TIMAK të Ron Yeffetit furnizojnë policinë me bombola gazi lotsjellës të helmojnë studentët dhe qytetarët e pambrojtur. Do të japin llogari të gjithë një për një!”, shkruan ai.