Flash

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

Lapsi.al 2026-10-05 09:47:00

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online,

Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë.

Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale.

Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët në Europë dhe shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 29.16%.

Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë në këtë tregues. Përqindje edhe më të ulëta u regjistruan në Greqi, me 9.78%, dhe Serbi, me 11.13%. Pas Shqipërisë vijnë Lituania me 14.92%, Turqia me 16.93%, Bosnjë-Hercegovina me 18.02% dhe Rumania me 18.19%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, individët e Malit të Zi regjistruan një verifikim informacioni pak më të lartë, në nivelin e 21.43%. Individët e Maqedonisë së Veriut janë më skeptikët për lajmet online në rajon, me 24.22%, që e verifikojnë informacionin.

Në anën tjetër të tabelës janë vendet ku verifikimi i informacionit online është shumë më i përhapur. Irlanda kryeson me 63.64%, e ndjekur nga Holanda me 53.06% dhe Luksemburgu me 45.24%. Suedia shënon 44.61%, Finlanda 39.60%, ndërsa Belgjika 36.25%.

Në total, rreth 3 në 10 persona në BE verifikuan në vitin 2025 vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet. Eurostat e mat këtë tregues përmes anketës mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga individët.

Sipas Eurobarometrit të Komisionit Europian, në një mjedis ku informacioni online është bërë pjesë e përditshmërisë, rreziku i përballjes me përmbajtje të rreme apo manipuluese është gjithnjë më i madh.

Po sipas këtij raporti, 66% e europianëve thonë se janë përballur të paktën herë pas here me dezinformim apo lajme të rreme, ndërsa 82% e konsiderojnë informacionin e rremë ose që shtrembëron realitetin një problem për demokracinë.

Të këshilluara

Experts warn: GDP growth is unsustainable

The growth of Gross Domestic Product during the second quarter of 2026, although positive, is not based on the manufacturing economy, economic experts emphasize.

18:18

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI