Flash

Rusia paralajmëron Britaninë: Dronët britanikë po përdoren në sulmet brenda territorit rus

Lapsi.al 2026-08-18 08:23:20

Rusia paralajmëron Britaninë: Dronët britanikë po

Rusia ka paralajmëruar Britaninë për “pasoja”, pasi dronë të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar janë përdorur nga Ukraina në sulme brenda territorit rus. Ambasada ruse në Londër akuzoi Britaninë se po përfshihet drejtpërdrejt në konflikt. Moska paralajmëroi se sa më shumë të thellohet kjo përfshirje, aq më i lartë do të jetë “çmimi”.

Britania reagoi duke riafirmuar mbështetjen për Kievin. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës pajisjet e nevojshme për t’u mbrojtur. Sipas BBC-së, dronët britanikë janë përdorur kundër objektivave ushtarake, rafinerive dhe qendrave logjistike brenda Rusisë.

Paralajmërimi vjen pas një vale të re sulmesh. Moska pretendon se rreth 620 dronë u drejtuan drejt rajonit të kryeqytetit gjatë natës, ndërsa mbi 180 prej tyre u rrëzuan. Ndërkohë, edhe Rusia vijoi bombardimet ndaj Ukrainës, duke lënë të paktën shtatë të vrarë dhe mbi 39 të plagosur.

Të këshilluara

Trump: Iran cannot have nuclear weapons

US President Donald Trump has reiterated that the United States' primary goal regarding Iran is for Tehran to not develop or possess nuclear weapons. "The numb...

21:57

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI