Flash

Rriten rastet me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, shënohen 6 viktima

Lapsi.al 2026-08-06 09:12:37

Rriten rastet me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, shënohen 6

Infeksionet me virusin e Nilit Perëndimor vijojnë të rriten në Greqi. Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) raportoi 23 raste të reja gjatë javës së fundit. Që nga fillimi i periudhës së mbikëqyrjes janë konfirmuar 65 raste vendase. Prej tyre, 54 pacientë kanë zhvilluar forma të rënda të sëmundjes, me komplikacione që prekin sistemin nervor qendror, ndërsa 11 të tjerë kanë shfaqur simptoma të lehta.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se deri tani kanë humbur jetën gjashtë persona, të gjithë mbi 65 vjeç. Aktualisht, 20 pacientë po trajtohen në spital, disa prej tyre në terapi intensive. Rastet janë regjistruar në 25 bashki të vendit, kryesisht në rajonet e Atikës, Thesalisë dhe Maqedonisë Qendrore. Sipas EODY, qarkullimi i virusit është veçanërisht intensiv në Atikë dhe pritet që në javët në vijim të konfirmohen raste të reja edhe në zona të tjera të Greqisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI