
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në banesën e një efektivi të kriminalistikës. Lënda plasëse ishte vendosur në shtëpinë e Ardian Beçinës, në zonën e Unazës Perëndimore. Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin persona, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në banesë. Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në zonë dhe nisi hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një sulmi të lidhur me detyrën e efektivit, por deri tani nuk ka një përfundim zyrtar. Grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.