
16 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestave në Tiranë, më 13 tetor, do të dalin sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Sipas policisë, disa prej të ndaluarve ishin të maskuar. Më i riu është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuza për tetë vepra penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit publik, kundërshtim të policisë, shkatërrim prone, zjarrvënie dhe shkelje të rregullave për lëndët plasëse e djegëse.
Për të njëjtat ngjarje janë proceduar edhe 49 persona, ndërsa gjatë përplasjeve u lënduan gjashtë efektivë policie. Dita e parë e protestave u shoqërua me tensione pranë Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, si edhe me dëmtime në disa biznese, bankomate dhe prona publike.