
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës.
Mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 43-vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës.
Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al