Flash

46 persona përfundojnë në spital/ Si është gjendja e policit të Shkodrës dhe Eva Pangos

Lapsi.al 15 October 2026

46 persona përfundojnë në spital/ Si është gjendja e

Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve nga protesta e kësaj të enjteje. 

Gjatë protestës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 46 persona të lënduar, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ekipi mjekësor multidisiplinor ka trajtuar 14 protestues. 4 të mitur kanë marrë trajtimin e nevojshëm në prani të psikologut klinik.

Nga 26 efektivët e Policisë të paraqitur dhe trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës, 2 prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital.

Efektivi i Policisë së Shkodrës që u godit me gur në kokë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv.

Ndërsa protestuesja Eva Pango paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po ndiqet në dinamikë nga ekipi mjekësor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI