Flash

PAMJET/ Misteri i sulmit ndaj Qytetit Studenti, kush po mbjell terror?      

Lapsi.al 15 October 2026

PAMJET/ Misteri i sulmit ndaj Qytetit Studenti, kush po mbjell terror?  

Ka ngritur pikëpyetje të shumta një video që qarkullon në rrjetet sociale dhe që tregon disa persona të veshur me të zeza që thyejnë xhamat e godinave të vajzave në Qytetin Studenti. 

LAPSI.al ka siguruar videon që tregon aktet e dhunës.  

Drejtori i Qytetit Studenti u tha mediave se autorët ishin protestues që tashmë janë shpallur në kërkim. 

Të rinj të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë shkruar në rrjetet sociale se ata flisnin në gjuhë të huaj, ndoshta serbe. “Erdhën papritur, nuk janë protestues. Ata thyen xhamat dhe më pas u dëgjuan ulërima” - tha një student për mediat.

Variantin që këta janë persona të huaj e mbështeti edhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi në emisionin “Opinion”. 

Në rrjetet sociale thuhet se akte të tilla po bëhen nga qeveria me qëllim që të mbillet terror te të rinjtë në Qytetin Studenti që ata të largohen nga Tirana për në banesat e tyre në rrethe. 

Policia nuk ka reaguar ende për ngjarjen. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI