Flash

Reagon Policia: Nuk kemi marrë efektivë nga Serbia

Lapsi.al 16 October 2026

Reagon Policia: Nuk kemi marrë efektivë nga Serbia

Policia e Shtetit reagoi me anë të një deklarate të shpërndarë në mesnatë se duke "shprehur keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia".

"Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë" - thuhet në deklaratë. 

Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha në Opinion se një pjesë e efektivëve të angazhuar në protestë "nuk flasin shqip dhe pretendohet se flasin serbisht". Sipas tij ka grupe në WhatsApp të lidhur me protestën ku po ngrihen pretendime se qeveria ka paguar mercenarë për të shtypur revoltën.

Më herët policia e Tiranës reagoi edhe në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, për të cilën u tha se vinte nga komisariatet e Tiarnës.

"Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë" - thuhet në deklaratë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI