
Tensionet kanë vijuar gjatë gjithë ditës në zonën e njohur si “Dollari”, ku janë shënuar përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Situata është përshkallëzuar në disa momente, ndërsa gjatë protestës është shkallmuar edhe qepeni i një pike të kompanisë celulare “One”.
Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa bojkoti i mësimit ka vijuar, me nxënës dhe të rinj që i janë bashkuar tubimeve. Situata në zonë mbetet e tensionuar, në një ditë të karakterizuar nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.