
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për Reuters, se nuk do të japë dorëheqjen. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, cituar nga DW, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Deklarata e tij vjen në një moment ku në Tiranë dhe qytete të tjera kanë shpërthyer protestat masive kundër qeverisë.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë Reuters të enjten se nuk do të jepte dorëheqjen përballë protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë radhazi. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkruan DW në Facebook.