Flash

Mijëra njerëz mbushin Bulevardin: “Sheshi është i juaji”

Lapsi.al 4 July 2026

“Lironi çunat” ishte thirrja mbylli protestën e së shtunës në Tiranë që shënoi një pjesëmarrje masive.

Mijëra shqiptarë mbushën Bulevardin në protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sheshi u ndriçua nga dritat e telefonave të qytetarëve.

Në përfundim të fjalimeve u tha se nuk do të zhvillohej marshim. 

“Sheshi është i juaji. Qëndroni sa të doni. Sonte nuk ka vendim për marshim. Nesër në orën 9 do të mblidhemi para gjykatës” – ishte fjala e fundit e folësve.

Megjithatë mijëra qytetarë marshuan drejt komisariatit 3 ku mbahen qytetarët e arrestuar në protestën para parlamentit. 

/Lajmi është përditësuar. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI