Flash

Dritan Goxhaj lexon në protestë deklaratën për Pavarësinë e SHBA

Lapsi.al 4 July 2026

Protesta e 35-të para kryeministrisë ka nisur me leximin e një deklarate të grupit organizator, nga Dritan Goxhaj ku i urojnë Ditën e Pavarësisë SHBA-ve. Ndërsa shprehet rëndësia e kësaj dite dhe ndikimi që ajo ka në të gjithë botën, thuhet se shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin kur besimi i tyre cenohet nga pushteti.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e Pavarësisë! SHBA është aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e popullit shqiptar që ka qëndruar pranë. Në këtë ditë, kujtojmë Deklaratën e Pavarësië.

Ajo ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popuj anembanë botës, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga të qeverisurit. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët.

Kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete demokratike. Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve! Qoftë kjo ditë se liria nuk është dhuratë e pushtetit, por e drejtë e njerëzve”, lexoi Goxhaj.

Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI