Flash

Amanda Seyfried bën rrëfimin e papritur: “Vetëm tani ndihem një yll kinemaje”

Lapsi.al 5 October 2026

Amanda Seyfried bën rrëfimin e papritur: “Vetëm tani ndihem

Pavarësisht një karriere të gjatë dhe një liste të pasur me filma të suksesshëm, Amanda Seyfried rrëfen se vetëm së fundmi ka nisur ta konsiderojë veten një “yll kinemaje”.

Aktorja 40-vjeçare, e cila e nisi karrierën në telenovela përpara se të debutonte në ekranin e madh me hitin e vitit 2004, Mean Girls, ka luajtur më pas në një sërë produksionesh të njohura, mes tyre Mamma Mia!, Jennifer’s Body, Letters to Juliet, Les Misérables dhe Long Bright River.

Megjithatë, gjatë një bisede të zhvilluar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons, më 4 tetor, Seyfried tha se për një kohë të gjatë nuk e kishte parë veten si një “movie star”.

E pyetur nëse e kishte kuptuar që në fillim se Mamma Mia! do të shndërrohej në një sukses të madh, aktorja u përgjigj se nuk e ka pasur kurrë atë lloj sigurie.

“Tani jam vërtet cinike”, tha ajo, duke shpjeguar se sa herë merr pjesë në një film të madh të prodhuar nga një studio, gjë që sipas saj ndodh rrallë kohët e fundit, shqetësohet për shifrat dhe suksesin e projektit.

Seyfried tregoi gjithashtu se gjatë viteve ka refuzuar ta quajë veten “yll kinemaje”, pasi karriera e saj ka pasur si periudha me shumë punë, ashtu edhe momente më të qeta.

“Disa herë punoj më pak, disa herë më shumë. Por gjithmonë punoj, falë Zotit. Kam pasur një karrierë të qëndrueshme”, u shpreh ajo.


Sipas Seyfried, këndvështrimi i saj ndryshoi pas suksesit të filmit The Housemaid, i publikuar në vitin 2025.

“Tani jam një yll kinemaje”, tha ajo. “Është për shkak të The Housemaid. Mendova: ‘Në rregull, bukur. Bukur. Bukur.’”

Filmi, i bazuar në romanin bestseller të Freida McFadden, ku Seyfried luan përkrah Sydney Sweeney dhe Brandon Sklenar, rezultoi një sukses i madh në arkëtime, duke gjeneruar rreth 400 milionë dollarë në mbarë botën.

Suksesi i filmit ishte aq i madh sa shumë shpejt u njoftua edhe zhvillimi i një vazhdimi.


Seyfried po shfaqet tashmë në filmin e ri The Life and Deaths of Wilson Shedd, i cili u prezantua në Festivalin e Filmit në Hamptons, pasi kishte debutuar më herët në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Në këtë produksion, aktorja interpreton rolin e një mësueseje që ndodhet në një marrëdhënie abuzive dhe që nis një punë në një burg të sigurisë së lartë. Atje, ajo krijon një lidhje me një të burgosur karizmatik, të interpretuar nga Scoot McNairy.

Filmi është drejtuar nga Tim Blake Nelson dhe ende nuk ka një datë zyrtare për shfaqjen në kinema.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI