
Mbetet i lartë tensioni në Prishtinë pasi protestuesit po përplasen me policinë.
Forcat e rendit kanë shoqëruar disa protestues që kishin bllokuar hyrje-daljet e Kuvendit. Një nga protestuesit e arrestuar është edhe nipi i Hashim Thaçit.
Ai edhe pse me pranga në duar, ai foli para kamerave për rëndësinë e daljes në këto protesta.
“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, u shpreh ai.
Protestuesit kërkojnë që Kuvendi të miratojë edhe në tërësi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. /KlanKosova