Flash

PAMJET/ Protestuesit "veshin" Piramidën kuq e zi dhe shpalosin banderolën

Lapsi.al 4 July 2026

Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin në ditën e 35-të të protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç shihet edhe në pamje, Tirana është 'veshur' kuq e zi dhe mes turmës së protestuesve ka spikatur një tjetër akt simbolik.

Protestuesit kanë shpalosur flamurin gjigandi kuq e zi mbi Piramidë dhe një banderolë me mbishkrimin: Ju erdhi fundi.

Përveç flamujve kuqezi, në shesh kanë valëvitur edhe flamuj amerikanë, në shenjë urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa flamingot, të shndërruara tashmë në simbol të kësaj lëvizjeje, kanë qenë sërish të pranishme përgjatë gjithë protestës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI