Flash

Paratë e ushtrisë tek biznesi i Agasit/ Arjeta Puca e Ron Yeffet hapën biznes kuajsh

Lapsi.al 5 October 2026

Paratë e ushtrisë tek biznesi i Agasit/ Arjeta Puca e Ron Yeffet

Thellohet hetimi mbi përdorimin e fondeve publike të përfituara nga kompanitë që kanë kontrata me shtetin. Në qendër të zhvillimeve të fundit janë Arjeta Puca dhe Ron Yeffet, të cilët kanë hapur biznesin “Timak Horse”, të fokusuar në kuaj dhe hipizëm.

Sipas të dhënave të bëra publike, “Timak Horse” ka selinë në Equos Resort, pronë e biznesmenit Ergys Agasi, e blerë nga Gazmen Brahimi.

Në të njëjtën zonë ku ndodhet Equos Resort, SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t, ka sekuestruar rreth 50 mijë metra katrorë tokë dhe rreth 1,300 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, të lidhura me pronësinë e Ergys Agasit.

Biznesi “Timak Horse” është hapur në një periudhë kur Agasi ndodhej në arrati. Ndërkohë, këtë javë Puca dhe Yeffet pritet të pyeten nga SPAK.

Marrja e tyre në pyetje vjen pas sekuestrimit të kontratave dhe dokumenteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në kompaninë TIMAK. Hetimet po zhvillohen mbi dyshimet për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike.

Gazetari i Syri-t, Elton Qyno raporton se një nga pistat që po verifikohet është edhe gjurma e parave të fondeve publike dhe mënyra se si janë përdorur ato. Në kuadër të hetimeve janë evidentuar shpenzime dhe investime që lidhen me prona, mjete luksoze dhe aktivitete të tjera.

Nëse në hetimet për AKSHI-n SPAK po verifikon përdorimin e fondeve publike për shpenzime të ndryshme, mes tyre produkte luksi dhe aktivitete të tjera, hetimi që lidhet me fondet e Ministrisë së Mbrojtjes po nxjerr në pah edhe aktivitetin e “Timak Horse” dhe biznesin e kuajve.

Tashmë SPAK po verifikon lidhjet financiare, kontratat publike dhe destinacionin e parave, ndërsa marrja në pyetje e Pucës dhe Yeffet dhe dokumentet e sekuestruara pritet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si janë përdorur fondet dhe lidhjet mes kompanive dhe personave nën hetim./Syri.net

Paratë e ushtrisë tek biznesi i Agasit/ Arjeta Puca e Ron Yeffet

Paratë e ushtrisë tek biznesi i Agasit/ Arjeta Puca e Ron Yeffet

Të këshilluara

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI