Flash

Protestuesit me arkivol para kryeministrisë: Rama, politikisht i vdekur

Lapsi.al 4 July 2026

Protesta kombëtare e ditës së 35-të para Kryeministrisë është shoqëruar me një tjetër akt simbolik nga qytetarët.

Mes mijëra protestuesve që kanë mbushur bulevardin, është shfaqur një arkivol druri, i cili është mbajtur mbi supe nga disa pjesëmarrës dhe është shoqëruar me brohoritje të turmës.

Sipas protestuesve, bëhet fjalë për "arkivolin politik të Edi Ramës", një simbolikë me të cilën ata pretendojnë se qeverisja e tij ka marrë fund.

Arkivoli është një nga mesazhet më të forta të protestës së sotme. Organizatorët dhe pjesëmarrësit që e paraqesin si shenjë të asaj që e konsiderojnë fundin politik të kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI