Flash

"Rama po ndan Shqipërinë si bakllava"/ Emigranti nga protesta: Do ta hedhim këtë regjim në kosh

Lapsi.al 4 July 2026


Një emigrant i ardhur nga Shtetet e Bashkuara mori fjalën në protestën e 35-të kombëtare para Kryeministrisë. Ai tha se ishte kthyer në Shqipëri pas 30 vitesh për t’iu bashkuar qytetarëve në tubim. Në fjalën e tij, ai e cilësoi protestën si më paqësoren e 35 viteve të fundit.

Më tej, emigranti akuzoi kryeministrin se po trajton vendin si pronë personale dhe përsëriti thirrjen për ndryshim.

“Vij pas 30 vitesh nga SHBA për t’iu bashkuar protestës, protesta më paqësore në 35 vjet në Shqipëri. Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave. Të parët tanë luftuan dhe dhanë edhe jetën për këtë tokë...Ky hallvaxhi po e ndan Shqipërinë si me qen një copë bakllava. T’ia falë njërit e tjetrit. Edi Rama është një zhuls. Ne do t’i hedhim në tokë dhe do të krijojmë Shqipërinë e re”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI