Flash

Alban Skënderaj anulon koncertin në Vlorë: Shkak protestat dhe situata e krijuar

Lapsi.al 4 July 2026

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka njoftuar se koncerti “Motiv”, i planifikuar të mbahej gjatë muajit gusht në Vlorë, nuk do të zhvillohet sipas planit.

Lajmin e bëri të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuloi se pas muajsh përgatitjesh intensive me një ekip të madh realizues, është detyruar të marrë vendimin për anulimin ose shtyrjen e koncertit për një datë ende të pacaktuar.

Sipas Skenderajt, ky vendim vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend, e lidhur me protestat e vazhdueshme kundër investimeve në Vlorë.

“‘MOTIV’ ishte planifikuar të vinte si një produksion gjigant në Vlorë këtë gusht. Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar në vend kam vendosur që koncerti i planifikuar në Vlorë të mos zhvillohet ose të shtyhet për një datë të pacaktuar”, ka shkruar këngëtari.

Në reagimin e tij, Skenderaj theksoi se muzika për të nuk është thjesht një profesion, por një mision për të frymëzuar njerëzit, për të dhënë shpresë dhe për të bashkuar ata që jeta i ka ndarë.

Ai nuk dha një datë të re për koncertin, por la të kuptohet se shpreson ta sjellë projektin “Motiv” para publikut sapo të krijohen kushtet e duhura.

Koncerti “Motiv” pritej të ishte një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës në Vlorë, me një produksion të përmasave të mëdha dhe një numër të konsiderueshëm të fansave që kishin shprehur interes për ta ndjekur. /LAPSI.al


Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI