Flash

FOTOLAJM/ Protestuesit i shkojnë Ramës tortë për ditëlindje 

Lapsi.al 4 July 2026

Protesta kombëtare në ditën e 35-të para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me një moment simbolik. Me rastin e ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë sjellë një tortë. Mbi të ishte shkruar mesazhi: "Populli të uron! Jepe dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete."

Mesazhi pasqyron frymën që ka marrë protesta gjatë javëve të fundit. Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike, me protestuesit që kërkojnë largimin jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, por edhe fundin e asaj që e cilësojnë si establishmenti politik.

Në protestën e sotme, ku është regjistruar një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve dhe e diasporës, kanë dominuar thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", "Revolucion", "Shqipëri e re", "Dorëheqje" dhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë tubimit të së enjtes para Kuvendit. /LAPSI.al


Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI