Flash

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Ramës: “Diktatori i fundit"

Lapsi.al 4 July 2026

 

Protesta kombëtare e ditës së 35-të para Kryeministrisë është shoqëruar me një tjetër akt simbolik. Pas tortës prej betoni dhe arkivolit simbolik, protestuesit kanë sjellë në bulevard edhe një bust që, sipas tyre, përfaqësonte kryeministrin Edi Rama. Mbi të ishte vendosur mbishkrimi “Busti i fundit i diktaturës”. Busti u rrëzua mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve.

Sipas organizatorëve, ky veprim ishte një referencë simbolike ndaj rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, duke e paraqitur si shenjë të përfundimit të asaj që ata e konsiderojnë një epokë politike. Tubimi, që organizatorët e cilësojnë si më masivin që nga nisja e lëvizjes qytetare 35 ditë më parë, është shoqëruar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Dorëheqje” dhe “Lironi çunat”, në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë.

 

Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI