Flash

Gjyqtarët: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do reduktojmë gjyqet

Lapsi.al 2026-09-10 15:40:00

Gjyqtarët: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do

Gjyqtarët e Republikës u mbledhën në një mbledhje të jashtëzakonshme te Poli i Drejtësisë, ku miratuan një qëndrim të përbashkët lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve.

Deklarata u lexua nga gjyqtarja Alda Sadiku, e cila theksoi se kërkesat e gjyqësorit nuk janë objekt negocimi, pasi, sipas tyre, burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Këto kërkesa nuk janë objekt negocimi, sepse nuk burojnë nga një interes i çastit dhe as nga një pretendim i pakonfirmuar. Ato burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Një nga pikat kryesore të deklaratës lidhet me masat që mund të ndërmerren nëse institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk bëjnë të mundur ekzekutimin e pagave.

“Në rast se nuk veprohet menjëherë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, gjyqtarët theksojnë se do të vijojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.

“Gjyqtarët e Republikës do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me respekt të plotë për Kushtetutën e ligjin”, thuhet në deklaratë.

Mbledhja e Përgjithshme u ka bërë thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe presidentit që të ndërhyjnë menjëherë dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore.

Në deklaratë, gjyqtarët theksojnë se nuk kërkojnë epërsi ndaj pushteteve të tjera, por respektimin e ndarjes së pushteteve dhe zbatimin e vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese.

“Gjyqësori nuk kërkon epërsi ndaj pushteteve të tjera dhe nuk pranon nënshtrim ndaj tyre. Kërkon vetëm atë që Kushtetuta urdhëron: që secili pushtet të ushtrojë kompetencat e veta, të respektojë kufijtë e tjetrit dhe t’u bindet vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI